Test 1
Best Young Driver
Kujdes! Do të merret në shqyrtim vetëm hera e parë e plotësimit të testit nga njëri prej 5 testeve.
1 / 20
1. Sinjali në figurë, si rregull, në rrugë interurbane është 150 metër para pjesës ku fillon deformimi i rrugës.
2 / 20
2. Sinjali, i shoqëruar me panelin plotësues, tregon se gjatësia e bankinës së dëmtuar është 2.8 km.
3 / 20
3. Sinjali në figurë ndalon qarkullimin e mjeteve që transportojnë lëndë plasëse ose që ndizen lehtë.
4 / 20
4. Pas sinjalit në figurë lejohet qarkullimi edhe me shpejtësi më të vogël se 30 km/orë.
5 / 20
5. Sinjalistika në figurë tregon se jemi duke lëvizur në një karrexhatë me dy korsi me dy sense lëvizje.
6 / 20
6. Në rrugën e paraqitur në figurë lejohet ndryshimi i sensit të lëvizjes.
7 / 20
7. Shpejtësia maksimale e lejuar në rrugët interurbane kryesore në Republikën e Shqipërisë është 90 km/orë.
8 / 20
8. Sipas sinjalistikës në figurë, vetëm korsia e djathtë i lejon mjetet të vazhdojnë drejt lëvizjen.
9 / 20
9. Kthimi nga e djathta kryhet duke u vendosur në korsinë e majtë të karrexhatës.
10 / 20
10. Në kryqëzimin e paraqitur në figurë, radha e kalimit të mjeteve është: T, A, S.
11 / 20
11. Në kryqëzimin e paraqitur në figurë, mjetet C dhe R kalojnë njëkohësisht, pasi lëvizin paralelisht
12 / 20
12. Shkak për rrezik, gjatë manovrës së parakalimit, mund të jetë kalimi shumë afër mjetit që parakalohet duke mundësuar goditje anësore.
13 / 20
13. Drejtuesi i mjetit të përfshirë në një aksident rrugorë duhet t’u japë emrin, adresën si dhe informacione të tjera të nevojshme njerëzve të dëmtuar.
14 / 20
14. Ishulli i trafikut është i përcaktuar për qëndrimin e mjeteve.
15 / 20
15. Sinjali në figurë ndalon drejtuesit e mjeteve të përdorin goma për borë.
16 / 20
16. Sinjali në figurë tregon një kalim të veçantë të rezervuar vetëm për invalidët.
17 / 20
17. Sinjali në figurë u tregon drejtueseve të mjeteve, që qarkullojnë në rrugë interurbane, se në afërsi ndodhet një restorant.
18 / 20
18. Paneli plotësues në figurë, i vendosur poshtë sinjalit “NDALIM QARKULLIMI”, tregon që ndalohet qarkullimi i mjeteve në ditët e punës, nga ora 8:00 deri në orën 20:00.
19 / 20
19. Ndalohet qëndrimi i mjetit mbi vendkalimet e këmbësorëve.
20 / 20
20. Përdorimi i sinjaleve treguese të drejtimit është i detyrueshëm kur lëvizim në rreshta paralelë.
Your score is
The average score is 0%
Copyright 2025 © Automotive Fair Albania - Politika e Privatësisë