Test 4

Best Young Driver

Kujdes! Do të merret në shqyrtim vetëm hera e parë e plotësimit të testit nga njëri prej 5 testeve.

1 / 20

1. Sinjali i shoqëruar me panelin plotësues, si në figurë, paralajmëron rrugë të deformuar pas një distance prej 320 metra

2 / 20

2. Sinjali në figurë detyron të rrisni shpejtësinë e lëvizjes.

3 / 20

3. Sinjali në figurë ndalon qarkullimin e mjeteve që transportojnë lëndë, të cilat mund të ndotin ujin.

4 / 20

4. Sinjali në figurë tregon fundin e detyrimit për të ruajtur një distancë sigurie 30 metër me mjetin përpara.

5 / 20

5. Sinjali në figurë tregon që kemi përparësi ndaj mjeteve që vijnë nga e majta.

6 / 20

6. Në rrugën e paraqitur në figurë ndalohet parakalimi i mjeteve në kurrize rruge.

7 / 20

7. Drejtuesi i mjetit duhet të rregullojë shpejtësinë e lëvizjes në varësi të distancës së fushëpamjes.

8 / 20

8. Sipas sinjalistikës në figurë, mjeti B për tu kthyer majtas duhet të ndezë sinjalin e majtë në momentin që fillon të kthehet majtas.

9 / 20

9. Kur kemi ndërmend të ndryshojmë korsi, mjafton të sinjalizojmë kryerjen e manovrës paraprakisht duke përdorur sinjalet e drejtimit.

10 / 20

10. Në kryqëzimin e paraqitur në figurë, mjeti P kalon i pari.

11 / 20

11. Në kryqëzimin e paraqitur në figurë, mjetet C dhe L kalojnë njëkohësisht, pastaj kalon mjeti B.

12 / 20

12. Distanca e nevojshme për manovrën e parakalimit rritet, nëse mjeti që parakalohet e ul shpejtësinë.

13 / 20

13. Kaska mbrojtëse është e detyrueshme të përdoret nga drejtuesi i motorit dhe pasagjeri.

14 / 20

14. Në rrugë urbane dytësore lejohet të lëvizet me mjet me shpejtësi deri në 40 km/orë.

15 / 20

15. Sinjali në figurë tregon se për të shkuar në qendrën turistike të Vorës duhet të kthehemi majtas.

16 / 20

16. Sinjali në figurë tregon emrin e lumit në afërsi të një ure.

17 / 20

17. Sinjali në figurë informon drejtuesit e mjeteve, që qarkullojnë në rrugë interurbane, për praninë e një pike furnizimi me karburant.

18 / 20

18. Paneli në figurë duhet të jetë gjithmonë i dukshëm dhe i vendosur në pamje ballore.

19 / 20

19. Drejtuesi i mjetit duhet të niset për udhëtim në kushte të mira fizike.

20 / 20

20. Kur ferrotat e frenave konsumohen më shumë se norma e lejuar, ndizet llamba që bën të dukshëm në kroskot simbolin e paraqitur në figurë.

Your score is

The average score is 0%

0%