Test 5
Best Young Driver
Kujdes! Do të merret në shqyrtim vetëm hera e parë e plotësimit të testit nga njëri prej 5 testeve.
1 / 20
1. Sinjali si në figurë paralajmëron rrugë të deformuar për shkak të punimeve.
2 / 20
2. Sinjali në figurë paralajmëron një rrugë vetëm për kamionët, ndërsa autoveturat ndalohet të kalojnë.
3 / 20
3. Sinjali në figurë urdhëron ndalim qarkullimi për mjete që janë më të gjerë se 2.3 metra.
4 / 20
4. Sinjali në figurë ndalon qarkullimin e mjeteve me peshë mbi 30 tonë.
5 / 20
5. Sinjalistika në figurë tregon se jemi në një rrugë ku duhet të ndalojmë dhe të japim përparësi.
6 / 20
6. Në rrugën e paraqitur në figurë lejohet ndryshimi i sensit të lëvizjes.
7 / 20
7. Shpejtësia maksimale e lejuar në autostrada në Republikën e Shqipërisë është 110 km/orë.
8 / 20
8. Sipas sinjalistikës në figurë, lejohet të ndryshohet sensi i lëvizjes.
9 / 20
9. Në kryqëzimin e paraqitur në figurë, mjeti N kalon i pari.
10 / 20
10. Në kryqëzimin e paraqitur në figurë, mjeti P kalon i pari.
11 / 20
11. Në kryqëzimin e paraqitur në figurë, mjeti B e kalon kryqëzimin i fundit.
12 / 20
12. Para se të fillojë parakalimin, drejtuesi i mjetit duhet të ndezë në kohë sinjalin përkatës, për t’i treguar drejtuesit të mjetit që ka mbrapa se ka ndërmend të kryejë parakalim.
13 / 20
13. Kaska mbrojtëse na mbron pjesërisht nga goditjet e forta në kokë në rast aksidenti.
14 / 20
14. Rrugët urbane dytësore janë të pajisura me trafikndarës dhe me karrexhata të pavarura.
15 / 20
15. Sinjali në figurë paralajmëron se për të shkuar në Rinas duhet të marrim drejtimin djathtas.
16 / 20
16. Sinjali në figurë tregon ndalim kalimi për tramvajet e shërbimit publik interurban.
17 / 20
17. Sinjali në figurë tregon vend turistik për të rinj (kamp rinie).
18 / 20
18. Paneli plotësues A në figurë, i vendosur poshtë një sinjali rreziku, tregon distancën 320 metër nga sinjali i rrezikut deri te vendi ku fillon rreziku.
19 / 20
19. Për të hyrë në qarkullim me marshin e lëvizjes prapa (indietro), duhet të sinjalizohet vazhdimisht me bori për kryerjen e manovrës.
20 / 20
20. Kur nivelit i lëngut të frenave në sistem bie nën nivelin e lejuar, ndizet llamba që bën të dukshëm në kroskot simbolin e paraqitur në figurë.
Your score is
The average score is 0%
Copyright 2025 © Automotive Fair Albania - Politika e Privatësisë